Murati: Deklarata e Borellit e pamatur, e pakuptimtë dhe e anshme

0
97

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati deklaratën e Borellit lidhur me aksionin e e Policisë në veri e ka cilësuar të pamatur, të pakuptimtë dhe të anshme, shkruan Fokusi.info.

Sipas Muratit, problemet në veri në thelbin e tyre janë politike dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim. Por deri në zgjidhjen e tyre jeta duhet të zhvillohet e ndër të tjera edhe krimi duhet të luftohet.

Postimi i plotë:

Borelli dhe krimi i organizuar në veri: ku janë vlerat evropiane?

Problemet në veri në thelbin e tyre janë politike dhe për këtë nuk ka asnjë diskutim. Por deri në zgjidhjen e tyre jeta duhet të zhvillohet e ndër të tjera edhe krimi duhet të luftohet. Por deklaratat e tilla si ajo e Borellit sot, janë jo vetëm të pamatura por edhe pakuptimta e shumë të anshme. Në këtë mënyrë fatkeqësisht, del se BE po i jep krah krimit të organizuar dhe tendencës së Serbisë që të politizojë edhe luftën kundër krimit në Kosovë. Sipas Borellit a i bie që deri në zgjidhjen e problemeve politike në veri duhet toleruar krimi i organizuar apo jo? Deklaratë goxha në “përputhje” me vlerat evropiane.