Murati: Edhe për koalicionet jemi sui generis – për program lehtë merremi vesh e për pozita shumë vështirë

0
203

Kryetari i Lëvizjës për Bashkim, Valon Muarti me anë të një shkrimi në profilin e tij në Facebook ka ironizuar me takimet e shumta të LVV-së e LDK-së për ndarjen e pushtetiti dhe i ka krahasuar këto takime me lehtësinë e zhvillimit të takimeve për harmonizimin e programeve.

Murati ka thënë se “dy parti me ideologji të ndryshme, me qasje të ndryshme ndaj shtetit dhe çështjeve themelore të së ardhmes tonë, takimet programore i kryenin saora”, ndërsa nuk ia dalin të merren vesh për ndarjen e pushtetit.

Postimi i plotë i Muratit:

Goxha jam kureshtar me e ditë çka flasin në këto takime për ndarjen e pushtetit për dy, tri e katër orë?? Në anën tjetër efikas ishin në takimet për harmonizimin e programit. Dy parti me ideologji të ndryshme, me qasje të ndryshme ndaj shtetit dhe çështjeve themelore të së ardhmes tonë, takimet programore i kryenin saora. Për të gjitha çështjet jemi sui generis!