Murati: Jasharajt filluan kapitullin e ri të historisë

Duke çmuar shumë lartë luftën dhe sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes Jashari, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati tha se Kosova dhe shqiptarët por edhe njerëzimi përjetë do të përkulen para sakrificës së Adem Jasharit me familje.

Ai ka deklaruar se Jasharajt filluan kapitullin e ri të historisë për Kosovën dhe shqiptarët, atë të dinjitetit dhe luftës çlirimtare.

Ja postimi i Valon Muratit:

“Sot 21 vjet filloi një kapitull i ri në historinë tonë. Kapitulli i dinjitetit, lirisë e luftës çlirimtare. Kosova dhe shqiptarët por edhe njerëzimi përjetë do të përkulen para sakrificës së Adem Jasharit me familje”, ka deklaruar Murati./fokusi.info/