Murati: Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit

0
261

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar lidhur me diskutimet në kuvend për gjuajtjet me armë. Ai është shprehur se “ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën pushkën e kemi pasur për pushtuesin”.

Ja postimi i plotë i tij në rrjetin social”facebook”:

Veç që ka ardhur puna me diskutu në kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes.

Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit. Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat.