Murati: Nese do të ketë ndarje të Kosovës do të ketë edhe ndarje të Serbisë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në RTK3, në emisionin e mëngjesit ka deklaruar se ka përpjekje që ripërcaktimin e kufijve me Serbinë ta quajnë si ndarje të Kosovës. Nëse këtë e quajmë ndarje të Kosovës, atëherë do të ketë edhe ndarje të Serbisë, ka deklaruar Murati.

“Ndryshimi thelbësor i politikës amerikanë është qasja ndaj kufijve. Pra, më për SHBA kufijtë nuk janë të shenjtë. Dhe, këtu po manipulohet duke thënë se kjo do të sjellë ndarjen e Kosovës. E vërteta është se do të ndryshohet kufiri në bazë të vijave etnike. Dhe nëse themi se me këtë ndahet  Kosova, atëherë mund të themi se ndahet edhe Serbia”, ka vazhduar më tutje Valon Murati.