Murati: Përkujtojmë krimet e forcave serbe, ndërsa jemi dëshmitarë të fillimit të punës së Gjykatës Speciale që gjykon vetëm shqiptarët

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi në facebook ka shkruar se po përkujtojmë krimet e forcave serbe, ndërsa jemi dëshmitarë të fillimit të punës së Gjykatës Speciale që gjykon vetëm shqiptarët dhe përfaqësuesit e UÇK-së.
Statusi i plotë i Muratit:
Po jetojmë në kohë të çuditshme. Sot po përkujtojmë 20 vjetorin e masakrës së Reçakut dhe krimit të forcave serbe në Kosovë, një krim jo vetëm i pandëshkuar por edhe i papranuar nga Serbia, si shumë krime të tjera në Kosovë. E në anën tjetër, jemi dëshmitar të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, në të cilin të dyshuar e të gjykuar do të jenë vetëm shqiptarët dhe përfaqësuesit e UÇK-së. Të përulemi e nderojmë dëshmorët e viktimat civile, të mësojmë nga e kaluara, ta respektojmë luftën tonë për liri e UÇK-në, në mënyrë që edhe sot, edhe nesër të ecim më të sigurt në këtë botë me plotë stuhi.

Lini një Përgjigje