Murati: Sot ridefinimi i kufijve duhet të jetë opsion i parë, reciprociteti opsion rezervë

0
373

Kryetari i Lëvizjes pë Bashkim, Valon Murati përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se sot ridefinimi i kufijve duhet të jetë opsion i parë, reciprociteti opsion rezervë.

Sipas Muratit, në rrethanat e sotme politike ndërkombëtare opsioni i parë në bisedimet me Serbinë duhet të jetë ridefinimi i kufijve me Serbinë (pjesa shqiptare e Kosovës Lindore me Kosovën, Leposaviqi pa Cerajë, Koshtovë, e Bistricë, Zveçani pa Zhazh, Boletin, e Kelmend, dhe Zubin Potoku pa Çabër me Serbinë), rënia e privilegjeve bllokuese që ka pakica serbe me Kushtetutë (si relikt i Pakos së Ahtisaarit) dhe rrjedhimisht hapja e rrugës për funksionalizimin e shtetit të Kosovës me mundësi bashkimi me Republikën e Shqipërisë.

“Vetëm në rast të ngërçit në opsionin e parë, reciprociteti në të drejta të Kosovës Lindore me ato të veriut të Kosovës, apo të të gjithë shqiptarëve në Serbi me serbët në Kosovë, duhet të jetë si opsioni rezervë. Reciprociteti si opsion i parë, është dashur të vlejë prej vitit 2010 e së paku deri në pranverën e vitit të kaluar. Me e kërku sot reciprocitetin është me vazhdu me i huq hapat politikë, ashtu siç krejt skena politike i ka huq deri më tani”, ka shkruar Murati.