Murati: Të thuash që u varros ideja e kufijve, i bjen që u varros mundësia e bashkimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës me Kosovën (video)

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka qenë i ftuar në emisionin “Momentum” të Rrokum.TV.

Ai ka folur për dialogun me Serbinë dhe Samitin e Berlinit, për të cilin thotë se as nuk e ka dëshpëruar, as nuk e ka entuziazmuar.

“Në Berlin u bë një përpjekje që temat që kanë të bëjnë me Ballkanin, të mos bëhen pjesë e fushatave për zgjedhjet në BE”, thekson ai.

“Merkel dhe Macron nuk pajtohen ne te gjitha çështjet se si duhet me qenë marrëveshja Kosovë-Serbi, ani pse pajtohen që dialogu duhet vazhduar”.

“Nuk duhet të presim që mundet me pas marrëveshje pa qenë garant SHBA”, thotë Murati.

Sipas Muratit, SHBA ka lejuar që të hapet ideja per ridefinimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa thotë se, nuk asht varrosur kjo ide as pas Samitit të Berlinit.

Ai ka treguar edhe qëndrimin e Lëvizjes për Bashkim lidhur me këtë temë.

“Në bisedime me Serbinë na kanë mbetur dy probleme, për çështjen e shqiptarëve ne Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, dhe për serbët ne Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, pra këto dy çështje duhen të trajtohen me reciprocitet sa i përket të drejtave të tyre deri aty që me u deklaruar për bashkim me Kosovë, përkatesisht bashkim me Serbinë të tri komunave veriore, pa fut këtu pjesën veriore të Mitrovicës, sepse aty duhen të kthehen shqiptarët që jane dëbuar nga shtëpitë e tyre”, sqaron Murati.

“Pa ndodhë kjo, Kosova nuk mundet me u ba shtet funksional, sepse trashëgojmë një kushtetutë që del nga Pako e Ahtisaarit, e cila ju jep të drejta te mëdhaja pakicës serbe, e që unë i quaj privilegje, dhe kështu Kosova mbetet peng i politikave të Beogradit”, thekson  tutje ai.

Murati në vazhdim jep detaje më te hollësishme për këtë qëndrim, në emisionin e plotë:

https://youtu.be/jvMncwCWqdM