Muriqi, në mesin e futbollistëve më të shtrenjtë në Turqi

Sulmuesi kosovar te Fenerbahçe, Vedat Muriqi është një ndër 5 futbollistët më të vlevshëm në kampionatin turk të futbollit. Djaloshi nga Prizreni, në “Transfermarkt” vlen 9.5 milionë euro, duke qenë futbollisti i pestë më më vlerë në Superligën e Turqisë.

Para tij renditen, Edin Viska i Bashakshehirit dhe Lemina i Galatasarayt (secili 10.5 mln euro), Abdulkadir Omur i Trabzonsporit (12.5 mln euro), ndërsa më i vlefshëm është sulmuesi norvegjez, Aleksander Sorlot i Trabzonsporit (13 milionë euro).

Në pjesën e parë të sezonit, Muriqi ishte lojtari më i mirë te Fenerbahçe, me 15 gola të shënuara dhe 5 asiste. Sulmuesi Kosovar, gjatë kësaj vere mund të largohet nga skuadra turke, ndërsa më insistues për firmën e tij shihet Lacio.