Muriqi nuk ka të ndalur, shënon gol ndaj skuadrës që kryeson tabelën (Video)

Vedat Muriqi nuk ka të ndalur në Turqi. Ai po kalon një sezon të shkëlqyer, raporton Fokusi.info.

Ekipi i tij Rizespor luajti si mysafir kundër kryesuesit në tabelë Istanbul Basaksehir.

Sulmuesi shqiptar shënoi gol në minutën e 62-të, pas një pasimi të marrë në zonë dhe nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë.

Istanbul Basaksehir barazoi në minutat shtesë të takimit me golin e Edin Visca nga penalltia.

Ky është goli i Vedat Muriqit: