Mushkolaj: Nëse s’arrihet marrëveshja, LDK të kaloj në…

0
457

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka komentuar për GazetaBlic takimin që pritet të zhvillohet në ora 15:00, mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa.

Mushkolaj ka thënë që nga ky takim pret që së paku të flasin drejtpërdrejtë për atë se çfarë po ndodhë, ose të dal LDK të tregon se nuk po arrin dot marrëveshje me VV-në dhe të dal në opozitë, kështu duke lënë opsione të tjera për krijimin e qeverisë dhe të mos mbahet peng situata.

“Ajo që e pres është me na tregu çfarë po ndodh, nëse nuk arrihet marrëveshje me dal LDK me thënë po du me dal në opozitë dhe të kërkojnë opsione të tjera, ose mos të arrijnë marrëveshjen dhe të shkojnë me opsione të tjera që të mos ta mbajnë peng situatën”, tha Mushkolaj.