Mustafa ia bënë të qartë Osmanit: Duhet të marrë fund që dikush i LDK-së të jetë kundër veprimeve të LDK-së

0
308

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nesër në seancën e thirrur për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë njerëzit e LDK-së, pritet që ta duan dhe respektojnë këtë subjekt.

“LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashkë”, ka thënë Mustafa.

“Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj”.

“Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund”.Ka qenë Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila sot në Kryesi të Kuvendit ka votuar kundër mbajtjes së mocionit.

Letra e plotë e Isa Mustafës

Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa:Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.

Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.

LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.

Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.