Mustafa pas takimit me Kosnett: Zgjidhjen e jep VV, jo ne

0
237

Pas takimit të sotëm me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, ka folur kreu i LDK’së, Isa Mustafa. Ai ka thënë se zgjidhjen duhet ta japë Lqvizja Vetëvendosje e jo LDK’ja.

Mustafa nuk foli gjatë para mediave pas takimit me Kosnett’in, ai u shpreh se zgjidhja i takon VV’së.

“Zgjidhjen e japin ata jo ne”, tha Mustafa.

Ndërkaq pas këtij takimi ka folur edhe nënkryetari i LDK’së, Agim Veli. Njëjtë si Mustafa, edhe Veli ka thënë se përgjegjësia është e Vetëvendosjes.

Veli ka thënë se nuk mund të flasë për ofertën e Kurtit, pasi sipas tij, nuk është shqyrtuar ende në organet e LDK’së.

“Ne po presim një zgjidhje nga Vetëvendosja, një zgjidhje e cila është funksionale për të dyja palët. Përgjegjësia sigurisht është e tyre, që të ofrojnë një zgjidhje në këtë situatë të krijuar. Po e theksoj se jemi në pritje. Ofertat e Kurtit ne nuk i kemi shqyrtu në organet tona, sepse oferta të veçanta ne nuk shqyrtojmë, kemi bisedu në organet e LDK’së për parimet të cilat duhet t’i ketë një qeverisje”, është shprehur Veliu.