Mustafa pro kthimit të Vjosa Osmanit në LDK: Kurrë s’ka pasë arsye që të largohet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një intervistë për ‘Çim Peka Live’, foli edhe për mundësinë e një rikthimi të mundshëm të Vjosa Osmanit në këtë parti pas asaj që u cilësua si një largim të saj pas kritikave ndaj tij.

“Ne kemi praktikuar edhe më parë që të kthejmë njerëz që kanë ikur nga LDK. Sepse ne kemi pas gjysmën e LDK-së e cila ka dalë me Nexhat Dacin në vitin 2006 dhe të gjithë ata i kemi kthyer brenda LDK-së. Unë nuk kam asnjë kundërshtim që znj. Osmani në momentin që do të bindet se duhet të kthehet në LDK dhe të mos jetë aty ku është, mund të kthehet brenda LDK-së.

Mustafa po ashtu ka thënë se nuk e kanë përjashtuar Vjosa Osmanin.

“Dhe nuk ka pas arsye pse të largohet kështu siç u largua. Ne nuk e kemi përjashtuar znj. Osmani. Ne kemi marrë vendimin që nuk mund të jetë më tutje nënkryetare e LDK-së, as anëtare e Kryesisë, por jo anëtare e LDK-së”, ka thënë Mustafa.

“Ajo është ende edhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK shkarkimin e saj mund ta bëjë vetëm Kuvendi I LDK-së sepse askush nuk e ka inicuar”, tha tutje Mustafa.