Mustafa: Reciprociteti në të drejta nuk është zgjidhja fatlume, duam bashkim me Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, e ka mbështetur platformën e Kosovës për dialogun me Serbinë, por ka kërkuar që të punohet për bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ai në një intervistë për “Epoka e re” ka thënë se në këtë dokument, për herë të parë institucionet e Kosovës flasin në mënyrë publike për reciprocitet midis të drejtave të serbëve në Kosovë dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Mustafa ka vlerësuar se reciprociteti në të drejta nuk është zgjidhja fatlume për shqiptarët e Luginës, por reciprociteti në të drejta duhet të çojë drejt bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën.