Naftëtarët ende i mbajnë çmimet e larta: Nuk do ta besoni sa është fitimi për litër

Në tregun e Kosovës derivatet vazhdojnë të shiten me çmime të larta, ani pse importi i tyre bëht me një çmim  tejet të ulët.

Aktualisht importi i një litre naftë në Kosovë bëhet me 43 centë ndërsa për një litër benzinë të importuar çmimi është 36 centë.

Një burim në Doganën e Kosovës i ka treguar redaksisë se përfshirë edhe taksat që paguhen, nafta arrinë çmimin prej 93 centë për litër kurse benzina 84 centë.

Çmimet e shitjes nëpër pika të karburantit vazhdojnë të jenë të larta, përkatësisht  çmimi për një litër naftë është 1.10 euro, kurse për  benzinë 1.11 euro.

E që realisht i bie se fitimi bruto nga shitja me pakicë është rreth 16 centë/litër në naftë, dhe 27 centë/litër në benzinë. /EkonomiaSot.com.