Napoli fiton ndaj Lazios, ndjek liderin Juventus (Video)

Napoli ka fituar në xhiron e 20-të në Serie A ndaj Lazios 2-1 duke vazhduar ndjekjen e liderit, Juventus.
Skuadra napolitane realizoi dy golat në pjesën e parë. Për Napolin shënuan Callejon dhe Milik.
Në pjesën e dytë, Ciro Immobile ngushtoi rezultatin në 2-1në minutën e 65-të.
Nga minuta e 70-të, Lazio mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Francesco Azcerbi u ndëshkua me karton të kuq.
Napoli ka 47 pikë në pozitën e dytë në Serie A. Juventusi mbetet i pari me 53. Interi është i treti me shtatë pikë më pak se Napoli.

https://www.youtube.com/watch?v=-g5oG0C11K8