SPORT Napoli mposht Juventusin në Torino, rihap garën për titull (Video) 23/04/2018 - 00:16 443 FacebookTwitterViberWhatsApp Napoli ka mposhtur Juventusin me rezultat 0-1 në “Alianz Stadium” të Torinos. Ndeshja më e rëndësishme e sezonit arriti të zhbllokohet vetëm në minutën e 90-të. Kalidou Koulibaly shënoi një super gol me kokë duke shfrytëzuar shumë mirë krosimin nga këndi. Kjo njëherit është humbja e parë e Juventusit në shtëpi këtë sezon të ligës italiane. Pas kësaj humbje Juventusi vazhdon në pozitën e parë me 85 pikë, ndërsa Napoli një vend më poshtë me 84 pikë.