Napoli triumfon ndaj Romës

Napoli i ka shkaktuar humbjen e tretë radhazi Romës në kampionat.

Skuadra e Gennaro Gattuso triumfoi me rezultat 2 – 1 në ‘San Paolo’.

Të tre gola u shënuan në pjesën e dytë, me Jose Callejon (55’) që i dha avantazhin e parë skuadrës së tij.

Henrikh Mkhitaryan (60’) barazoi shumë shpejtë, para se Lorenzo Insigne (82’) të vuloste rezultatin përfundimtar.

Roma mbetet në vendin e pestë falë golaverazhit më të mirë se Napoli, pasi të dyja ekipet kanë nga 48 pikë.