NASER IMERI NUK NA DUHET…

Shkruan: Fazli Muharremi

Naseri nuk na duhet sepse që një kohë e ka kthyer në binarë klubin e futbollit Vushtrria dhe me hapa të sigurt është duke e siguruar superligen e Kosovës.

Shumica në Vushtrri e dojnë futbollin, dhe e dijnë se në çfarë mënyre është menaxhuar klubi i zemrës Vushtrria. Pse Naseri t’i bëjë të gjitha ato shpenzime?

Të gjithë e dimë po asnjë nuk e flasim, vetëm brenda muajit shkojnë shpenzime nga 10-15 mijë € dhe ky klub ka suksese hyn në superligë, Naseri pastaj nuk na duhet, këtë po e them nga përvoja.

Shtrohet pyetja pse Naseri t’i bëj shpenzime nga 10-15 mijë € në muaj pa fitim. Pse nuk i shpenzon në biznesin e tij. Po Naseri është njëri i fjalës që i duhet klubit po i duhet edhe Vushtrrisë se për çdo ditë po e vërtetonë këtë, asnjë puntorë i tij nuk ankohet se pagesat e tij janë më të mirat në regjion, 330 puntorë janë në firmën Ariani, mirpo këta punojnë dhe pagesat i kan çdo herë me rregull, fundi i fundit ky është bisnizi i tij.

Po gjithë këto investime në klub nuk janë bisnizi i tij, aty vetëm ka shpenzuar, dhe a e dini se gojëkëqinjët se çka thojnë tani dhe pastaj “Hajt more se te tan vjedhin aty”.

-Po çka ka me vjedh aty?

Më parë ishte një djalosh nga fabrika LLamkos që arriti këtë klub ta shpall kampion të Kosovës, dhe ai sot është i harruar nga ne dhe i sharë qe besa, të njëjtin fat e pati edhe Elushi Munishi që bëri çmos për këtë klub, e kur u largua nga klubi ai merrte biletë hyrëse për lojë (kjo është e mirë për t’i ndihmuar klubit po ku po jetë respekti).

Prandaj Naser Imeri nuk na duhesh deri sa të vetdijësohemi ne si shoqëri, dhe të dijmë ta ndajmë punën serioze se në fund prap do të jesh i sharë e i ofenduar si shumë më parë.

Naser Imeri nuk na duhesh sepse ke arritur të ndertosh shumë shtëpi për njerzi që kan pasur nevojë që kan qenë në gjendje të mjerë.

OOO nuk na duhesh o burrë sepse e kaluara e juaj dhe familjes ishte në shërbim të atdheut. Nga mllefi shpesh herë shkruajmë.

Pse një njëri i cili familjarishtë dha shumë për këtë vend gjatë kohës së luftës, Naser Imeri është bisnismen i pastër, Naseri është shembull si menaxhoet një klub, Naseri është shumë njëri human.

Në qoftëse i ka të gjitha këto dhe të gjitha i ka bërë për Vushtrrinë kush më shumë se Naser Imeri e meriton çmimin NDERI I QYTETIT. Ky çmim jepet më 17 qershor në ditën e çlirimit të Vushtrrisë.

Ne po e propozojmë Naser Imerin për çmimin “ NDERI I QYTETIT“.
Ta shohim !