Nasim Haradinaj: As në xhungël s’i ka ndodhur këso Gjykate evropianëve

0
83

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar edhe një herë punën e Gjykatës Speciale. Këtë herë ai i akuzon për joprofesionalizëm.

I ftuar në emisionin Pressing në T7, Haradinaj ka krahasur Gjykatën Speciale me xhunglën.

“Kam besu deri sot se janë të mecëm edhe të zgjut. Kam besu në profesionalizmin europian vec po të kallxoj as në xhungël kjo gjykatë nuk iu ka ndodh”, tha Haradinaj.

“Jo budallë, por shku budalle. Me të dalë sekretet ty po ku ki ma budallë e ma injorant e ma amater. S’ka. Po dosjen tona bre qe ku I kemi, s’mundesh me i marrë pa t’i qit unë”, shtoi ai.