Nasim Haradinaj i reagon Hisen Berishës: Mos bo filma

Përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka reaguar pas deklaratave që njëri nga komandantët e Betejës së Koshares, Hisen Berisha ka dhënë emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Haradinaj në reagimin e tij ka theksuar se Berisha po bën filma.

“Po, po mirë është për dikë dikë që po bën film, me këtë urdhrin e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj, në linkun e transmetimit live të intervistës me Hisen Berishën.

Madje, Haradinaj ka ironizuar duke shtuar se “NATO, shyqyr që na ka ndalë se ishim shku te Ramushi ditën e 5”, ka shkruar ai.