Nasim Haradinaj: LDK dhe VV nuk e votuan ligjin që mbron shtetin në të cilin sot janë deputetë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk votuan sot projektligjin për vlerat e UÇK-së, ku rrjedhimisht i njëjti nuk kaloi në mungesë të kuorumit.

Në votim morën pjesë vetëm 36 deputetë, jo mjaftueshëm për të kaluar në parim ky projektligj, shkruan Periskopi.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një prononcim për Periskopin thotë se partia e cila është në qeverisje LDK, dhe partia opozitare, LVV duhet të marrin përgjegjësi për mos votim. Sipas tij, falë këtij ligji, deputetët gëzojnë të drejtën e të qënurit deputet dhe të thirren në emër të shtetit.

”Deputët i falendëroj për fjalën e dhënë, sepse janë tre që kanë votu dhe kanë tregu se dijnë dhe janë deputet autonom. Pra, nuk janë njerëz vandal të liderit që ju bëri ftesë për mos votim. Por ky ligj nuk do të thotë që nuk do të hudhet prapë për votim dhe nuk do të kaloj. Kështu që tash përgjegjësinë e marrin ata edhe Vetëvendosja edhe LDK-ja që nuk e kanë votu një ligj mbi të cilin ata sot janë deputet, thirren mbi shtetin dhe lypin hise në këtë shtet dhe qeverisje.”- përfundon Haradinaj.