Nata bëhet ditë për pak çaste, meteori ndez qiellin shumë pranë Shqipërisë (video)

Një dritë e madhe ka ndriçuar qiellin në Torregrande të Sardenjës në Itali.

Bëhet fjalë për një meteor që ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm në qiell, duke shkaktuar edhe panik tek banorët e zonës.

Meteori ka rënë mbrëmjen e 16 Gushtit, rreth orës 22:43.

Videoja është bërë virale në rrjet ,duke u shpërndarë me shpejtësi.

Dyshohet se meteori mund të ketë rënë në det, midis Sardenjës dhe ishujve spanjollë.