Ndahet fondi për përkahjen e partive politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka përcaktuar lartësinë e mjeteve nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike, për financimin e aktiviteteve të rregullta të subjekteve politike, të përfaqësuara në Kuvend në bazë të numrit të ulëseve për atë mandat, transmeton Indeksonline.

Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike nga fondi për vitin 2018 është 4.200.000 euro (katër milionë e 200 mijë) dhe ndahet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për atë mandat, që do të thotë se për një deputet, subjektit politik i takojnë 31.500 euro.

Ja lista e subjekteve politike dhe shuma e mjeteve financiare që përfitojnë në vitin 2018: