Ndalohet shpërndarja e fletushkave dhe broshurave në Prishtinë, paralajmërohen gjoba

0
283

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nga tani, kushdo që hedh fletushka e broshura jashtë vendeve të përcaktuara do të dënohet me 90 euro.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se me qëllim të mbrojtjes së ambientit, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptoj gjoba për operatorët që shpërndajnë gjëra të tilla.

Më poshtë postimi i Ahmetit:

Njoftim për ndalimin e fletushkave/broshurave

Njoftojmë të gjitha subjektet ekonomike të cilat bëjnë shpërndarje të broshurave/fletushkave se në bazë të Udhëzimit Administrativ nr.06/2018 për Ndëshkimin me Gjoba Mandatore, se hedhja e broshurave dhe fletushkave jashtë vendeve të përcaktuara nga Komuna është e ndaluar dhe shqiptohet dënimi prej 90.00 Euro.

Me qëllim të ruajtjes së ambientit nga broshurat që shfaqen në çdo rrugë, veturë, hymje kolektive etj, që nga 1 Maji, Drejtoria e Inspekcionit do të shqiptojë gjoba për çdo operator që ka shpërnda fletushka/broshura në vende që nuk janë caktuar nga komuna.

Gjoba mund të duket e vogël por shqiptimi i shpeshtë dhe për çdo vend është shpenzim i lartë.