Ndërkohë që digjet objekti i Viva Fresh, dertin e vet e ka te shahu (Video)

0
558
Gjatë kohës kur objektit të Viva Fresh Store në Gjakovë po i dilte tymi, një burrë nuk e mori me siklet këtë gjë, dhe po merrej me hallet e veta duke luajtur shah.
Ai dukej i qetë, ndërkohë që mblodhi të gjitha figurat e shahut, ngadalë pa bërë fare panik për zjarrin që e kishte në afërsi.
Ky veprim i tij po bën xhiro nëpër rrjetet sociale.
Kujtojmë se sot rreth orës 15:40 dyqani i lartpërmendur është përfshirë nga flakët dhe nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë arritur që të evakuojnë të gjithë personat që kanë qenë brenda ndërtesës.