Ndërroi jetë 20-vjeçari që u godit nga treni në afërsi të kazermës “Adem Jashari”

Ka ndërruar jetë I.H., 20 vjeç, i cili ditë më parë u shkel nga treni në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ky i ri atë ditë kishte shkuar për të aplikuar si rekrut në FSK, por u godit nga një tren dhe mori plagë të rënda trupore.

Për disa ditë rresht i riu luftoi për jetën, qëndroi në intensivë në QKU, megjithatë Gazeta Express merr vesh se mbrëmë 20-vjeçari ka ndërruar jetë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur më 21 shkurt, dhe për disa ditë rresht gjendja e tij shëndetësore qe e rëndë edhe pas operacioneve që i riu iu nënshtrua.