Ndërroi jetë komandanti i UÇK-së, Jetullah Qarri-Guri

Ka ndërruar jetë veterani dhe ish-komandanti i UÇK-së, Jetullah Qarri.

Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, i shtruar në QKUK prej fillimit të vitit 2016, sot ka vdekur, Jetullah Qarri i njohur gjatë luftës si Komandant Guri, komandant i Brigadës 60, të SHP të UÇK-së.

Jetullah Qarri ka qenë njëri prej luftëtarëve më emblematikë të luftës së UÇK-së, i cili ka vepruar kryesisht në Zonën Operative  të Neredimës, e të Pashtrikut.

Varrimi bëhet sot, në orën 16.00 në Varrezat e Dëshmorëve, në Grykë të Carralevës.