Ndërroi jetë Prof. Dr. Adem Limani

Sot në Prishtinë, në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë Prof. Dr. Adem Limani.

I lindur në vitin 1953, Limani ishte otorinolaringolog i shquar, autor i shumë botimeve profesionale dhe kishte dhënë kontribut të vlefshëm në shëndetësinë kosovare.

Lajmin e ka kumtuar vajza e të ndjerit, Rina Limani.

“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të madh ju njoftojmë që sot ndërroi jetë babai ynë, Prof. dr. Adem Limani. Babi, do të kujtojmë gjithmonë, ashtu si edhe e jetove jetën, me plot pasion, dashuri dhe mbi të gjitha me dinjitet! Varrimi është të martën me 09.04.2019 në ora 16:30 në varrezat e Prishtinës”, ka shkruar Limani.