Ndërroi jetë trajneri i basketbollit Ahmet Behrami

Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare trajneri i basketbollit Ahmet Behrami.

Njoftimin për vdekjen e tij e dha KB “Trepça” përmes një statusi në “Facebook”.

I ndjeri ka kontribuar shumë për sportin dhe basketbollin në Mitrovicë.  Behrami ishte njeriu që ka krijuar gjenerata e gjenerata në sportin e basketbollit, njeriu që ia dha shumë sportit, basketbollit edhe Mitrovicës.

Ai ishte trajner i klubit të basketbollit “Trepça”.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot prej orës 15:00 në varrezat e fshatit Suhodoll.