Ndërroi jetë veterani i UÇK-së, Sokol Krasniqi

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol M. Krasniqi nga fshati Drenovc i Malishevës, shkruan Fokusi.info.

Njoftimi për vdekjen e tij u bë nga Metush Kryeziu, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, dega në Malishevë.

I ndjeri ishte ushtar në Brigada 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut.

Njoftimi i plotë:

Sa po mora lajmin e hidhur se paska ndrruar jetë Bashkluftari Veterani i Ushtris Çlirimtare te Kosoves Sokol M Krasniqi nga Drenovci
per vorrim do te njoftoheni me kohë.

Lavdi vepres tende!