Ndërrojnë jetë dy veteranë nga Skënderaj, varrimi i tyre bëhet sot

Kanë ndërruar jetë dy veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga komuna e Skënderajt, raporton fokusi.info.

I ndjeri Xhafer Lushtaku, gjatë luftës ka shërbyer në Brigadën 114 “Fehmi lladrovci” të Zonës Operative të Drenicës. Varrimi i tij bëhet sot më 12.10.2019 në fshatin Prekaz i Ulët i Komunës së Skënderajt në ora 15:00.

Ndërsa veterani Avdyl Krasniqi, gjatë luftës ka shërbyer në Brigadën 112 “Arben Haliti”, Zona Operative e Drenicës, dhe varrimi i tij bëhet poashtu sot më 12.10.2019 në fshatin Vajnik të Komunës së Skënderajt në ora 16:00./Fokusi.info/