Ndërron jetë babai i heroit Agron Rrahmani

Ka ndërruar jetë babai i heroit Agron Rrahmani, Muharrem (Rrahman) Rrahmani, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e kanë dhënë familjarët.

NJOFTIM – Mortor

Të nderuar familjarë, miq e shokë ju njoftojmë se sot më 09.06.2024 ndërroi jetë babai i Heroit të Kombit, Agron Rrahmani, baci MUHARREM (Rrahman) RRAHMANI.
Varrimi do të bëhet sot më 09.06.2024 në fshatin Ballovc-Podujevë në orën 18:00.

Baci Muharrem ishte njeri shumë i dashur për të gjithë, mikpritës e bujar. Ai do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një prind dhe familjarë i mirë.
I paharruar dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për bacin Muahrrem!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që e deshe aq shumë.
Kosovës së dashur ia fale djalin, Heroin Agron Rrahmanin.
Ngushëllime familjes, shokëve dhe të gjithë dashamirëve të bacit Muharrem.

Lini një Përgjigje