Ndërron jetë Haradin Bala

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka ndërruar jetë, ish ushtari i UÇK-së, Haradin Bala, njofton Klan Kosova.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për klankosova.tv një familjar i afërt i tij.

Ai ka thënë se Bala ka ndërruar jetë papritmas.

Bala qenë i dënuar nga Tribunali i Hagës me 13 vjet burg, i cili i ka mbajtur 10 vjet, kurse 3 vjet i janë falur.