Ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar, Qerim Sula

Në moshën 69 vjeçare ka ndërruar jetë këngëtari i njohur shqiptar, Qerim Sula, shkruan Fokusi.info.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, të cilës nuk mundi që t’i përballoj.

Artisti dibran ishte këngëtar i këngëve epike në vend, ndërsa mbante edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

Zëri i tij dhe kontributi në muzikë do të mbahen mend ndër breza./Fokusi.info/