Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Avni Imeri (Huna)

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së,  Avni (Semir) Imeri “Huna”, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka dhënë OVL të UÇK-së, dega në Vushtrri.

Njoftim mortor

Ka ndërruar jetë Avni ( Semir) Imeri , sot është një moment I vështirë për familjarët , shokët dhe për të gjithë që e kan njohur Avni Imerin me pseudonimin Huna, Avniu ishte ndër të parët që ju bashkangjitë UÇK-së , kur Adem Jashari bëri luftën e tij heroike me 5,6 e 7 mars 1998 në Prekaz ishte Avniu që ju përgjigjë thirrjes së atdheut në pjesëmarrjen në këtë betejë të Jasharëve. Avniu ishte ndër të parët që morri përsipër organizimin për shkuarjen në Shqipëri për armatim , 3 herë e kaloi atë zonë të rrezikshme për ti furnizuar ushtarët me armatim , dhe kontributi I tij është edhe në formimin e ZOSH. Avniu është spikatur në luftërat më të përgjakshme guerile e frontale. Ishte plot elan e shpirtë luftaraku, dëshira për çlirimin e atdheut ishte burimi i virtyteve të tij etike, ndërsa Liria ishte veti qenësore e dëshirës së tij. Pas shumë betejave Anviu arriti ta gëzoj lirinë e këtij vendi por sot ndërroi jetë duke lënë një biografi të lavdishme të jetës së tij.

Për varrimin e të ndjerit ju njoftojmë me kohë .

Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Vushtrri
Kryetari Muhamet Aliu.