Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Rrustem Cukaj.

Këtë e ka bërë të ditur përmes Facebook, ministri i FSK-së Rrustem Berisha.

Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrit të urtë e pleqnar rugovas, bacës Rrustem Cukaj.

Fjalëpak e punë shum, i respektuar dhe nderuar për të gjithë ne që e njihnim, dhe kishim pasur rastin të dëgjonim fjalët e tij të urta.
Baca Rrustem dhe familja e tij, dhanë një kontribut të çmuar në breza për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqt e dashamirët e bacës Rrustem!

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Rr.B.