Ndërtimtarët bëjnë thirrje për vetëdijësim të punëtorëve lidhur me kushtet e punës

Kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe Prodhuesve të Materialeve Ndërtimore, Brahim Selimaj, tha se klasa punëtore duhet të vetëdijësohet për kushtet e punës dhe t’i përdorë mjetet mbrojtëse.

Ai shtoi se ndërtimtaria është dikasteri që më së shumti punëson punëtorë dhe se duhet punë për të parandaluar vdekjet në punishte.

“Ne duhet të punojmë që të eliminojmë dhe t’i zbusim vdekjet në vendin e punës. Nuk mund të mos themi që s’ka kushte të punës, por mund të themi se ndërtimtaria është dikasteri që punëson më shumë vetë”.

“Vdekjet ndodhin edhe në vendet e jashtme. Një djalë që shkuar në Gjermani ka humbur jetën në vendin e punës. Por, edhe ne duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për përmirësimin e kushteve të punës”.

“Duhet vetëdijësuar edhe investitorin për kushtet dhe mundësitë që duhet krijuar punëtorëve. Po ashtu, edhe ata vetë duhet të vetëdijësohen që të dalin me mjete mbrojtëse; kapelë, doreza e mjete të tjera”.

“Ndërtuesi nuk mundet që t’i vetëdijësojë që ta vendosin kapelën. Por gjendja është duke u përmirësuar, përpara ka qenë më e rëndë. Të montohen edhe masat e jashtme mbrojtëse siç janë skelët, sepse janë një faktor i rëndësishëm mbrojtës”.

Selimaj në Sytë 7 në Klan Kosova tha se për vetëdijësimin e punëtorëve duhet të bëhet më shumë në përhapjen e informatave se si duhet mbrojtur dhe shmangur vdekjet.

“Duhet të dalin në terren për vetëdijsëimin e klasës punëtore. Institucione bashkë me media që të informojnë sa më shumë për rëndësinë e mbrojtjes në punë”.

Selimaj vuri në dukje se dikasteri i ndërtimtarisë përballet me vështirësi për shkak të mungesës së inspektorëve komunalë.

“Në ndërtimtari është karakteristik një fenomen shumë i rrallë sepse nuk kemi pasë mbikëqyrje nga inspektorët komunalë. Nuk ka asnjë inspektor nga asnjë kuvend komunal. Kur merret leja nga investitori paguhet taksë për inspektorin, por kur nuk ka”.

Investitorët janë verifikuar nga inspektorët e paktë që janë dhe e mira është që secili ka edhe kuadrin e vet që janë duke e përcjellë 90 për qind të punës”.

“Nga paslufta janë paguar të gjitha taksat për kanalizim ujësjellës, rrugën, ndriçimin, për të cilat është e obliguar komuna. Në këtë rast asnjë komunë nuk e bën këtë por vetëm vendos gjoba. Më e keqja është se investuesit janë të përçarë dhe nuk mund të dalim për protestë”.