Ndeshja PSG-Real Madrid kushton 14 mijë euro

PSG-Real Madrid mund të ishte pa dyshim finalja e Ligës së Kampionëve dhe asnjëra prej të dyja skuadrave nuk do të donte të peshkonte tjetrën në short.

Megjithatë fati donte që francezët dhe spanjollët të përplaseshin në fazën e 1/8-ve të kompeticionit për të shtuar akoma më shumë madhështinë dhe emocionet e tij.

Nëse dy trajnerët do të kenë kohë për të përgatitur skuadrat për këtë ndeshje, tifozët nuk do të humbasin kohë për të gjetur një biletë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se thuajse të gjitha biletat janë shitur për ndeshjen e kthimit, pasi e para do të luhet në “Bernabeu”.

Klubi francez ka bërë me dije se nuk ka më bileta në shitje, ndërsa në tregun e zi ato mund të arrijnë shifrën deri në 14 mijë euro. Për të parë nga afër yjet e botës në “Parc de Prince”, pritet të bëhen çmenduri.

Me shumë mundësi, edhe biletat për në ndeshjen e parë kanë përfunduar”./Panorama Sport/