Ndeshje e çmendur në “San Siro”, Milan me fitoren e dytë radhazi (video)

0
230

Milan ka marrë tri pikë të arta në ‘San Siro’, duke e mposhtur 3-2 Udinesen. Milani ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe gjendet në pozitën e tetë në renditjen e Serie A.

Milani i Stefano Piolit ka vazhduar me rezultatet pozitive në Serie A.

Në xhiron e 20, Milani rrëmbeu pikët e plota në shtëpi, duke e mposhtur me shumë vështirësi Udinesen, sfidë që përfundoi 3-2.

Heroi i këtij takimi për Kuqezinjtë është lojtari që ditë më parë flitej se do të largohet, Ante Rebic.

Ai hyri në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola, fillimisht për 1-1 në minutën e 48’të dhe më të rëndësishmin, atë të fitores në fund të takimit, për 3-2 në minutën e 93-të, për t’ia siguruar tri pikë Milanit.

Golin tjetër për Milanin e shënoi Theo Hernandez, derisa për Udinesen, që i krijoi shumë probleme Milanit, shënuan Jens Stryger Larsen dhe Kevin Lasagna.

Pas kësaj fitore, Milani ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe gjendet në pozitën e tetë në renditjen e Serie A.