Ndeshjet e sontme të Kampion Ligës. Formacionet e të dy ndeshjeve

Tottenhami është nikoqir i Manchester Cityt në ndeshjen që do të luhet sonte në stadiumin e ri të klubit londinez.

Trajneri Mauricio Pochettino, nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tre lojtarëve të rëndësishëm si Erik Lamela, Eric Dier dhe Serge Aurier që janë të lënduar.

Nga minuta e parë pritet të luajnë Christian Eriksen dhe Delle Ali që do ta mbështesin në sulm kapitenin Harry Kane. Në anën tjetër Manchester City, ka marrë lajmin e mirë për rikthimin e Sergio Agueros nga lëndimi, kurse mbrojtësi Kyle Walker mbetet në dyshim për këtë sfidë.

Formacionet e mundshme:

Tottenham: Lloris; Alderweireld, Sanchez, Vertonghen; Trippier, Sissoko, Eriksen, Alli, Rose; Son, Kane.

Manchester City: Ederson; Danilo, Laporte, Otamendi, Mendy; Gundogan, Fernandinho, De Bruyne; Bernardo, Sterling, Aguero.

Ndeshja tjetër e mbrëmjes luhet në stadiumin Anfield Road.

Liverpooli ka qenë ndoshta skuadra më me fat në shortin e çerekfinaleve, pasi është favorit në letër përballë Portos.

Por skuadra e Jurgen Klopp duhet të ketë kujdes nga një herë kampionët e Evropës, të cilët kanë ditur të befasojnë shumë herë klubet e mëdha.

Andy Robertson është mungesa e madhe për Liverpoolin në këtë takim, pasi mbrojtësi i krahut të majtë është i suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë, derisa në vendin e tij pritet të luajë James Milner. Kurse në sulm nuk do të ketë ndryshime, me treshen, Salah, Mane dhe Firmino që priten të startojnë nga minuta e parë.

Porto nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin me përvojë Pepe, që është i suspenduar, kurse Alex Telles mbetet në dyshim, për shkak të një lëndimi që ka pësuar dy javë më parë.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Milner; Fabinho, Henderson, Keita; Salah, Firmino, Mane.

Porto: Casillas; Militao, Felipe, Leite, Telles; Corona, Danilo, Otavio, Brahimi; Marega, Soares.