Ndodh mrekullia: Nxirret i gjallë një kosovar që kishte rënë në bunar

Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin të gjallë një person që kishte rënë në bunar.

Ngjarja ka ndodhur në Shirokë të Suharekës rreth orës 08:30.

Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth ores 08:30 min Zjarrfikesit kanë arritur të shpëtojn një person që kishte ra në bunar në Fshatin Shirokë,falë intervenimit shpejt nga Zjarrfikesit përsoni shpëtohet i gjallë me shëndet të mirë”, kanë shkruar Organizata.