Ndotja e ajrit alarmuese në Prishtinë

0
213

Me uljen e temperaturave, është rikthyer edhe ndotja e ajrit në Prishtinë.

Në bazë të matësit të ambasadës amerikane në kryeqytet, ndotja e ajrit në ora 19:00, ka arritur shkallën prej 221.

Kjo shkallë e ndotjes llogaritet të jetë shumë e pashëndetshme.

Këshillohet që të mos ekspozoheni në natyrë, e aq më pak fëmijët dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike, pasi që kjo shkallë e ndotjes ndikon shumë keq në shëndet tek të gjithë, por në veçanti te fëmijët dhe të prekurit me sëmundje kronike apo sëmundje të frymëmarrjes.