Ndryshojnë fjalët në VV: Nga 72 orë, tani thonë se për koalicion dihej se do të duhej

0
245

Zëdhënësi i VV’së, Arlind Manxhuka ka thënë se ishte naivitet të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ka thënë se krejt këto vështirësi po ndodhin sepse shteti është i kapur. “Në instancë të fundit ky koalicion po përballet me pengesat që t’i vendosë një shtet i kapur.

Do të ishte naivitet po të mendohej se me lehtësi do të bëhej koalicioni e pastaj do të përballeshim me ata që kanë kapur shtetin. Kjo është parasfida. Meqenëse popullin nuk e ndalen dot me 6 tetor, kjo është përpjekja tjetër”, ka shkruar Manxhuka, në një reagim në FB.

Zyrtarët e Vetëvendosjes përfshirë Albin Kurtit vazhdimisht kishin thënë se koalicioni do të ndërtohej shpejt. Madje, Kurti një ditë pas zgjedhjeve kishte thënë se koalicioni do të nënshkruhet më së largu 100 orë pas certifikimit të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Tash, kur më 26 dhjetor është votuar Kryetari i Parlamentit, Vetëvendosje po refuzon të kthehet prapa dhe të shkarkojë ose detyrojë të japë dorëheqje njeriun që i kishte qëndruar Kurtit afër edhe kur pjesa më e madhe e njerëzve të partisë ia kthyen shpinën.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Madje, s’janë pajtuar për ndarjen e pozitave as pas votimit të Kryetarit të Kuvendit në fund të vitit të kaluar.

Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje. Albin Kurti ka thënë se Glauk Konjufca s’është Kadri Veseli për ta shkarkuar kur dy liderë partish merren vesh.

Ndërkohë, sot, Haki Abazi i VV’së tha se s’ka Qeveri të pakicës derisa paralajmëroi takime të reja të Isa Mustafës me Albin Kurtin .

Ndryshe, mbrëmë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se nuk ka ndonjë lëvizje të re në arritjen e koalicionit LVV-LDK, por sipas tij është e domosdoshme të arrijnë marrëveshje.

Ndërkohë, sot kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë ka thënë se LDK-ja nuk mund të negociojë me logjikën e aktit të kryer me Vetëvendosjen.