LAJME Në Çikago bën aq ftohtë, sa uji i nxehtë ngrin në pak çaste (VIDEO) 01/02/2019 - 23:49 0 425 FacebookTwitterViberWhatsApp Ftohtë dhe ngricë në SHBA. Në Çikago temperaturat kanë zbritur në -50 gradë celsius, si pasojë e erërave të ftohta që vijnë nga Arktiku. Prova e të ftohtit ekstrem duket në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shumë vetë argëtohen me eksperimentin e ujit të nxehtë. Njerëzit hedhin në ajër ujë të nxehtë dhe rezultati është ngrirje e menjëhershme dhe avullim i tij. Duke pasur parasysh temperaturat ekstremisht të ulëta, mjaftojnë 10 minuta për të rrezikuar të ngrish. Madje, edhe flluskat e sapunit ngrijnë në çast. Në disa vende të SHBA’ve bën më ftohtë se në polin e Veriut. Një i ftohtë i tillë nuk ndodhte që në vitin 1963.