Në Drenas protestohet të premtën: Thirrje qytetarëve t’i bashkohen marshit

Në Drenas do të marshohet pas rastit të tmerrshëm që ndodhi në këtë komunë, rast që ka shokuar gjithë vendin. Një nismë për marsh është ndërmarrë nga shoqëria civile në Drenas, e cila bën thirrje të marshohet më 8 shkurt, duke filluar nga ora 12:00.

Në thirrjen për protestë në Drenas, organizatorët e saj, kanë paraqitur edhe plotësimin e disa pikave, ku veç tjerash janë edhe “Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm,” Largimi i profesorit nga shkolla”, etj, shkruan Periskopi.

Ja thirrja e plotë:
Rasti i shfrytëzimit dhe keqtrajtimit të vajzës 16 vjeçare nga ata që supozohet se duhej ta edukonin, mbronin e shëronin, është treguesi më i qartë për ngecjen zinxhirore të sistemeve bazë të shtet-ndërtimit të Kosovës.
Keqtrajtimi i kësaj të miture është sulm direkt ndaj të gjitha parimeve ligjore dhe morale, por mbi të gjitha, është mbjellje e frikës për të gjithë nxënësit aktual dhe gjeneratat e reja që do të vijnë. Prandaj, është koha tani ose kurrë që t’i dalim në mbrojtje viktimës dhe të sigurohemi që fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kjo është e vetmja formë që shoqërisë sonë t’i kthehet besimi në institucionet tona.

Për këtë arsye, ne, shoqëria civile e Drenasit, do të organizojmë protestë dhe do të kërkojmë që drejtësia të bëj vend.
Si rrjedhojë, kërkesat tona janë këto:
1. Zotim publik nga komandantit i Policisë në Drenas me 5 pika.
2. Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm.
3. Largimi i profesorit nga shkolla.
4. Mbikëqyrje më rigoroze nga drejtori i shkollës.

5 pikat për të cilat kërkojmë zotimit publik nga Komandanti i Stacionit Policor janë:
1. Me vetiniciativë do t’i kërkoj Inspektoriatit të Policisë, të kryej hetim të komplet stacionit policor në Drenas për rastë të ngjashme. Varësisht nga gjetjet, do të meren masa.
2. Do të organizoj trajnime për ngritje të vetëdijes së stafit, në lidhje me barazinë gjinore, trajtimin e këtyre rasteve dhe etikës në punë.
3. Nëpërmjet policimit në komunitet, do të organizoj fushata vetëdijësuese për ngritje të bësimit të qytetarëve nv polici.
4. Do të bashkëpunoj ngushtë me shoqërinë civile dhe organizatat rinore, për trajtim të shqetësimeve shoqërore.
5. Do të sigurohem që të implementoj me rigorozitet, Nenin 37, pika 9 të LIGJI Nr. 04/L-076 PËR POLICINË.

Këshilli Organizativ i Protestës “PRO Mësimit, JO Përdhunimit”

Lini një Përgjigje