Në Evere të Belgjikës, performohon vallja shqiptare

Në komunën Evere në Belgjikë gjatë ditës së djeshme janë performuar valle shqiptare nga grupi i valleve tradicionale “Vatra”, përcjell albinfo.ch.

Për këtë ka njoftuar edhe nënkryetarja e kësaj komune, Habibe Duraki, e cila është me prejardhje shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Duraki është shprehur krenare që në komunën të cilën ajo e drejton, u shpalos tradita shqiptare.

“Nuk gjej dot fjalë të përshkruaj kënaqësinë që në Evere të vallzohet shqip për herë të parë! Shumë krenare që kënga dhe tradita shqiptare shpaloset dhe në komunën time, dhe shumë mirënjohëse për prezencën tuaj! Faleminderit grupit Vatra, Vaile Shkodra Azizi, Amet Gjanaj, Avni Gjanaj dhe të gjithë juve që ishit prezentë dhe që krijuat një atmosferë të mrekullueshme”, ka shkruar Duraki.

Lini një Përgjigje