Në Gjakovë trashësia e borës arrin deri në një metër

0
262

Reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim të automjeteve në gjithë territorin e Kosovës.

Por Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës pasi trashësia ka arritur deri në një metër.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pas kërkesës zyrtare nga ana e komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve.

“Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit. Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga MIT.

Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MIT, janë në gjendje të mirë për qarkullim.