Në Gjermani pritet që situata me COVID-19 të përmirësohet në fund të majit

Shefi i stafit të Kancelares gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është “shumë skeptik” lidhur me mundësinë që njerëzit të mund të udhëtojnë lirshëm për festën e Pashkëve.

Por, Helge Braun ka theksuar për gazetën Funke se pret që situata me koronavirus në vend të përmirësohet në fund të muajit maj.

“Jam shumë skeptik sa i përket udhëtimeve gjatë Pashkëve. Pashkët janë në fundjavën e parë të muajit prill të këtij viti”.

“Ne mund të flasim në një mënyrë dukshëm më të relaksuar në lidhje me udhëtimet nga data 23 maj”.

Kujtojmë se Merkel dhe guvernatorët e shtetit gjatë kësaj jave kanë rënë dakord që t’i vazhdojnë masat e bllokadës deri më 28 mars.